• e shtunë, 27 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

27 korrik 2024 (MIA)

916. - Në Ohër vdiq Shën Klimenti i Ohrit, shkrimtar dhe pedagog, nxënës i shën Cirilit dhe metodit, themelues i Shkollës letrare të Ohrit, peshkopi i parë slloven në Maqedoni, patron i qytetit të Ohrit dhe Kishës ortodokse të Maqedonisë. U lind rreth viteve 830 - 840.

1540. - Tomas Kromuell, këshilltari kryesor i mbretit Henri VIII të Anglisë, ekzekutohet për tradhëti.

1694. - Banka e Anglisë merr statusin me anën e një akti të parlamentit anglez.

1742. - Paqja e Berlinit e nënshkruar nga perandoresha Maria Tereza e Austrisë dhe Prusisë, i jep fund luftës së parë Sileziane.

1789. - Kongresi amerikan themeloi Sektorin për punë të jashtme.]

1824. - Lindi Aleksandër Dyma' (i biri), shkrimtar i njohur francez dhe djali i shkrimtarit francez Aleksandër Dyma' (i ati). Ai shkroi 16 vepra, në të cilat përfshihen "Bijat natyrale" dhe romani "Zonja me Kamelie".

1835. - Lindi Xhozue Karduçi. Ai është konsideruar si poet kombëtar i Italisë dhe ka fituar çmimin 'Nobel' për letërsi në vitin 1906.
 Vdiq Gertrude Shtajn, romanciere amerikane, autore e veprës "Autobiografia e Alis B.Toklas".

1949. - Aeroplani i parë reaktiv i prodhuar nga firma britanike De Hamilerd-Komet, kreu fluturimin e parë të përurimit.

1954. - Britania dhe Egjipti, filluan zbatimin e marrëveshjes, që i jepte fund pushtimit britanik të Zonës së Kanalit të Suezit.

1955. - Austria rifiton sovranitetin e saj mbas 17 vjet okupimi nga trupat e huaja.

1970. - Vdiq diktatori portugez, Antonio De Oiveira Salazar. Ai u bë Kryeministër në vitin 1932 dhe sundoi si diktator deri në vitin 1968, vit ku pësoi një goditje.

1981. - Filloi me punë Stacioni i ri hekurudhir në përbërje të Qendrës transportuese në Shkup. Treni i fundit nga Stacioni i vjetër i trenave u nis në orën 11 e 30 minuta, ndërsa treni i parë nga Stacioni i ri hekurudhor arriti në orën 12 e 35 minuta.

1984. - Vdiq Xhejm Mezon, aktor anglez i skenës dhe ekranit. Ai pati një karrierë të gjatë në kinema. Ndër filmat e mëdhenj të interpretuar prej tij përmendim, "Njerëz të tepërt jashtë", "Një yll lindi" dhe "Mbrëmja e gjuajtjeve".

1992. - Votuesit e Sejshelleve i dhanë presidentit socialist Alber Rene, një fitore të thellë në zgjedhjet e para multipartiake, të zhvilluara në këto ishuj pas një periudhe 16 vjeçare.

1996. - Gjatë Lojrave Olimpike në Atlanta, një bombë që shpërtheu në një park zbavitjesh, shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 110 të tjerëve.

1996. - Indonezia tronditet nga revoltat më të rënda në 20 vitet e fundit, kur policia hyri me forcë në zyrat e Partisë Demokratike të Indonezisë.

1999. - Njëzet e një person, kryesisht të huaj, gjetën vdekjen gjatë një ekspedite aventureske pranë rezervatit të Interlaken në Zvicër.

2002. - Gjatë rrëzimit të një aeroplani luftarak "SU-27" në aeromiting në afërsi të qytetin ukrainez L'vov humbën jetën 80 persona, ndërsa 199 u plagosën.

2007. - Në një shpërthim të kamionit-bombë në Bagdad, në afërsi të tregut Karadah, përplotë me blerës, në pjesën shiite të qytetit humbën jetën 61 persona, ndërsa 94 njerëz u plagosën. Nga shpërthimi u dogjën dhjetëra automjete, ndërsa është ndezur edhe një ndërtesë trekatëshe.

2008. - Vdiq lordi Dejvid Rasel - Xhonston, ish kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportues i tij për Kosovën. Në këtë funksion ishte që nga viti 1999 deri në vitin 2002.

QËNDRONI TË LIDHUR