Në ditën e sotme
- 1821. - Në ishullin Shën Elena vdiq Napoleon Bonaparti, perandor francez dhe udhëheqës lufte. Në vitin 1804 është kurorëzuar si perandor. Në vitin 1815, sërish tenton të vijë në pushtet dhe vetëm pas 100 ditëve qëndrim në Paris, internohet në ishullin Shën Elena, ku vdiq. Ka lindur në Ajaçio, në ishullin e Korzikës, më 15 gusht të vitit 1769.
- Post By Fami Bajrami
- 10:02, 5 maj, 2024
5 maj 2023 (MIA)
1821. - Në ishullin Shën Elena vdiq Napoleon Bonaparti, perandor francez dhe udhëheqës lufte. Në vitin 1804 është kurorëzuar si perandor. Në vitin 1815, sërish tenton të vijë në pushtet dhe vetëm pas 100 ditëve qëndrim në Paris, internohet në ishullin Shën Elena, ku vdiq. Ka lindur në Ajaçio, në ishullin e Korzikës, më 15 gusht të vitit 1769.
1936. - Trupat e Italisë fashiste nën komandën e gjeneralit Pjetro Badolo e okupuan kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba.
1949. - Në Londër është themeluar Këshilli i Evropës. Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës këtë datë në vitin 2000 e shpalli si Dita e Evropës.
1954. - Gjenerali Alfredo Shtresnes në goditje ushtarake e mposhti presidentin e Paraguajit, Federiko Çavez, duke e filluar në këtë mënyrë diktaturën 34-vjeçare.
1955. - Aleatët perëndimorë e ripërtërinë sovranitetin e Gjermanisë Perëndimore dhe e pranuan në NATO.
1961. - Në Kejp Kanaveral në Floridë, SHBA, është lansuar anija kozmike "Merkjuri", anija e parë kozime amerikane me ekuipazh njerëzor e drejtuar nga Alen Bartlet Shepard.
1973. - Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) pranë Organizatës së Kombeve të Bashkauara e njoftoi oponionin se për shkak të thatësirës në Afrikë pothuajase gjashtë milionë njerëz nuk kanë me çfarë të ushqehen.
1977. - Vdiq burrështetasi gjerman dhe ekonomisti Ludvig Erhard, kancelar i Gjermanisë Perëndimore prej vitit 1963 deri në vitin 1966.
1978. - Grupi terrorist "Brigadat e kuqe" njoftoi se e ka vrarë ish-kryeministrin e Italisë, Aldo Moro.
1981 - Grevisti i IRA-s, Bob Sands, vdiq në burgun e Irlandës së Veriut, në ditën e tij të 66-të pa ushqim.
1984. - Në Londër vdiq Dajana Dors, aktore britanike. Ka lindur në Suindon, më 23 tetor të vitit 1931.
1985. - Presidenti amerikan Ronald Reagan mori pjesë në ceremoninë e vënies së kurorave në një varrezë ushtarake në Gjermani. Vizita u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, pasi që 49 pjesëtarë të njësisë elite naziste ishin të varrosur atje.
1993. - Republika e Turqisë dhe Republika e Maqedonisë vendosën marrëdhënie dipomatike në nivel të ambasadave. Për ambasador të parë të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë emërohet Suha Nojan.
2005. - Në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe, Partia Laburiste e Tony Blair siguroi shumicën absolute në parlamentin britanik, ndërkaq Blair u zgjodh për herë të tretë kryeministër.
2011. - Britaniku Klod Çauls, veterani i fundit prej 70 milionë njerëzve të mobilizuar në Luftën e Parë Botërore, vdiq në moshën 10 vjeçare në Australi.
###