24 korrik 2024 (MIA)
1704. - Admirali britanik Ser Xhorxh Rubi i merr Spanjës Gjibraltarin.
1802. - Lindi Aleksander Dyma, shkrimtar francez dhe autor i veprave "Konti i Montekristos", "Tre musketierët".
1824. - Në shtetin Dellon të SHBA botohen për herë të parë në botë opinionet publike ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale ne këtë vend.
1847. - Konventa e Gramid i jep fund luftës civile ne Portugali.
1862. - Vdiq Martin Van Beren, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte presidenti i parë amerikan me origjinë jo britanike.
1943.- Në Oqeanin Paqësor, në afërsi të ishullit Bakini, SHBA-ja e kreu eksplozivin e parë atomik nën ujë
1965. - Vdiq Konstancë Benet, aktore amerikane. Ajo u bë e njohur për komeditë e saj "Çfarë përçmon Hollivudi" dhe "Gruaja me dy fytyra".
1974. - Vdiq Ser Xhejms Çedmik, fizikant anglez. Ai zbuloi neutronin dhe punoi për projektin "Manhatin" për prodhimin e bombës atomike.
1980. - Vdiq Peter Sellers, aktor komik britanik. Ai u bë i njohur me rolet e tij ne filmat "Dr Sttorylove", "Pantera rozë" dhe nje seri programesh radiofonike te BBC.
1996. - 57 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në një tren që lëvizte në periferi të qytetit të Kolombos, në Srilanka.
1997. - Në përfundim të zgjedhjeve të 19 Korrikut, Çarls Tejlor shpallet president i Liberisë.
1998. - Vdiq në moshën 73 vjeçare Tacio Sebiardi, një nga fotografët më të famshëm në botë, i ashtuquajtur "paparaco". Ai frymëzoi regjisorin Federiko Felini për filmin "La dolçe vita".
2000. - Ahmad Çamloum, i konsideruar si poeti më i madh iranian, vdiq në moshën 75 vjeçare.
2000. - Mbajtësja e mëparshme e rekordit botëror të kërcimit me shkop për femra, Stejsi Dragila, theu këtë rekord me një centimetër, duke kërcyer 4.63 metra.
2005. - Vdiq shkencëtari britanik Riçard Doll, i cili i pari e konfirmoi lidhjen mes duhanit dhe kancerit në mushkëritë e bardha, si dhe mes alkoolit dhe kancerit në gji. Gjithashtu e zbuloi edhe reagimin pozitiv të aspirinës në shërimin e sëmundjeve të zemrës.