
22 mars 2025 (MIA)
- Sot është Dita Botërore e Ujit
1599. - Lindi piktori flaman Anton Van Dajk, përfaqësues i theksuar i shkollës flamane të pikturës, mbi të cilin ndikim të madh kishte Paul Rumens, në atelienë e të cilit punonte derisa ishte i ri.
1794. - Kongresi amerikan miratoi ligj me të cilin në anijet amerikane ndaloi të barten rob nga Afrika në Amerikë.
1832. - Vdiq poeti gjerman, autor i "Faustit", Johan Uolvgang Von Gete. "Faustin" e filloi në vitin 1775, por pjesa e parë nuk u botua deri në vitin 1808 dhe e dyta u botua në vitin 1832.
1910. - Lindi shkrimtari anglez Nikollas Xhon Tarni Monsar, më i njohur me romanin "Deti mizor". Veprat e tjera: "Mendo për nesër", "Në shikim të parë", "Tregimi për Ester Kostelo, "Fisi i cili e humbu prijësin", "Smit dhe Xhons".
1917. - SHBA, pas fitores së Rusisë në revolucionin e shkurtit, të parët e njohën qeverinë e përkohshme të Aleksandar Karenskit.
1919. - Vendoset linja e parë ajrore ndërkombëtare mes Parisit dhe Brukselit.
1923. - Në Salcburg, Austri, lindi Marsel Marso, pantomist botëror. Vdiq në Paris, më 22 shtator të vitit 2007.
1931 - Lindi Burton Richter, fizikan amerikan si dhe fitues i Çmimit Nobel.
1945. - Egjipti, Iraku, Jordania, Libani dhe Siria në Kajro e formuan Ligën Arabe.
1983. - Haim Hercog është zgjedhur për president të Izraelit.
1992. - Për herë të parë pas shembjes së regjimit komunist një parti tjetër (Partia Demokratike) fiton zgjedhjet elektorale në Shqipëri.
1996. - Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) është pranuar si anëtare në Asociacionin e akademive evropiane.
2004 - Vdiq Ahmed Jasin - udhëheqës i Palestinës.
2004. - Kryeministri i Maqedonisë Branko Cërvenkovski në Dublin e dorëzoi aplikacionin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
2007. - Filluan përleshje të armatosura në Kinshasa në Kongo, në të cilat pësuan qindra njerëz gjatë luftimeve shumëditore midis forcave të regjimit dhe ithtarët e kandidatit të mposhtur presidencial Zhan-Pjer Bembe, për shkak se forcat e tij refuzuan urdhër qeveritar për çarmatim.
2015 - Në moshën 87 vjeçare ndërroi jetë Petar Haxhi Boshkov, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.