• e martë, 25 mars 2025

Komunikacioni pa ndërprerje nëpër rrugë të thata

Komunikacioni pa ndërprerje nëpër rrugë të thata

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR