Në ditën e sotme
- 1443. - Pas betejës së Nishit, Skenderbeu me 300 luftarë pas shtatë ditë rrugëtimi arriti në Dibër, prej nga vazhdoi rrugën për në Krujë. Prej kësaj date fillon pavarësia e Shqipërisë dhe periudha më heroike e popupllit shqiptar.
- Post By Fami Bajrami
- 07:28, 13 nëntor, 2024
13 nëntor 2024 (MIA)
1443. - Pas betejës së Nishit, Skenderbeu me 300 luftarë pas shtatë ditë rrugëtimi arriti në Dibër, prej nga vazhdoi rrugën për në Krujë. Prej kësaj date fillon pavarësia e Shqipërisë dhe periudha më heroike e popupllit shqiptar.
1850. - Lindi Robert Stivenson, romancier skocez. Ai u bë i famshëm me veprat e tij "Ishulli i thesarit", "Rrëmbyer" dhe "Çështja e çuditshme e Dr. Xhekill dhe Zotit Hajd".
1868. - Vdiq Xhiakomo Rosini, kompozitor italian. Ai u bë i famshëm me komeditë operistike si "Berberi i Seviljes " ashtu edhe me vepra të mëdha si "Vilhelm Tel".
1907. - Në Lisjë të Francës, ngrihet helikopteri i parë me njeri. I projektuar nga Pol Korni, ai u ngrit 2 metër nga toka.
1940. - Aeroplanmbajtësja e parë britanike Ark Royal goditet nga një torpedo i Gjibraltarit. Ajo u mbyt në orët e para të ditës së nesërme.
1945 .- Me votat e të gjithë 555 deputetëve, Sharl De Gol zgjidhet presidenti i Qeverisë provizore franceze.
1945. - Achmed Sukarno u bë president i Indonezisë.
1970. - Mbas një grushti shteti paqësor, Hafez al Asad merr pushtetin në Siri.
1971. - Në Shkup, në Kala është hapur ndërtesa e re e Muzeut të artit bashkëkohor, dhuratë nga Qeveria e Polonisë në kuadër të ndihmës solidare ndërkombëtare pas tërmetit në Shkup, në vitin 1963.
1974. - Vdiq Vitorio de Sika, aktor dhe regjisor italian. Ai ishte në pararojë të lëvizjes srealizmit në kinema dhe drejtoi filma të tillë si "Hajdutë biçikletash", "Umberto D" dhe "Kopshti i Finci Kontinis".
1980. - Anija kozmike amerikane "Voyager I" dërgoi fotografitë e para të planetit Saturn.
1985. - Në Kolumbi aktivizohet vullkani Nevado del Ruiz, i cili shkaktoi vdekjen e 25 mijë personave.
1992. - Një grup oficeresh të liruar bëjnë një përpjekje të pasukseshme për të vrarë presidentin e Perusë, Alberto Fujimori, dhe për të përmbysur qeverinë.
1993. - Dita e Shoqatës së ortopedëve dhe traumatologëve të Maqedonisë.
1995. - Izraeli filloi tërheqjen e trupave nga qyteti Jenin i Bregut perëndimor. Kjo shënoi dhënien fund të okupimit 28 vjeçar të Izraelit.
1997. - Pesëmbëdhjetë vende në mesin e të cilave edhe Republika e Maqedonisë, e nënshkruan Konventln Evropiane për nacionalitetet.
1999. - Lenoks Ljuis bëhet i pari britanik i shekullit që diskuton titullin e kampionit të botës për peshat e rënda. Në këtë finale ai mundi boksierin amerikan, Evander Holifild.
2006. - Në referendumin në Osetinë Jugore 90 për qind nga ata që votuan u prononcuan për pavarësinë e Gjeorgjisë. Personat zyrtar perëndimor, referendumin i cili është zbatuar në Osetinë Jugore nuk e konsiderojnë si legal, derisa Rusia konsideron se rezultatet e refrendumit duhet të pranohen.
2014 - Në spitalin në Sant Zhiron në Ariezh në Francë në moshën 86-vjeçare vdiq Aleksandar Grot'hendik, i cili llogaritej si një nga matematicientët më të mëdhenj të shekullit të 20-të.
###