• e hënë, 23 shkurt 2026

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

23 shkurt 2026 (MIA)

1574. – Shpërtheu lufta fetare mes katolikëve dhe protestantëve francezë – e pesta me radhë. Luftërat protestante e tronditën Francën deri në shekullin 18. Kisha katolike ndërpreu të jetë bartëse e ekskluzivitetit fetar në Francë madje pas revolucionit në vitin 1789.

1685. – Në Hale lindi Georg Fridrih Hendël, kompozitor gjerman.

1792. – Vdiq piktori anglez Xhoshua Rejnolds, themelues i Akademisë Artistike Mbretërore në vitin 1768 dhe njëherit kryertar i parë i saj.

1919. – Benito Musolini largohet nga Partia Socialiste për të themeluar Partinë e tij fashiste në Itali.

1933. – Japonia e filloi okupimin e Kinës, në veri të Murit të madh kinez.

1959. – Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e hapi seancën e parë në Strasburg.

1967. – Në Shkup, Këshilli republikan dhe arsimoro-kulturor i Kuvendit të RF të Maqedonisë miratuan Ligj për Akademinës e Shkencave dhe Arteve (ASHAM). Akademia solemnisht është hapur më 10 tetor të vitit 1967. Kryetar i parë i ASHAM-it ishte Bllazhe Koneski.

1970. – Guajana britanike e fitoi pavarësinë.

1972. – Në Londër vdiq Xhon Grirson, regjisor dhe producent filmi anglez, njëri nga pionerët të filmit dokumentar botëror. U lind në vitin 1898.

1979. – Vdiq aktori Qemal Ajdini, njëri nga doajenët e dramës shqiptare në Shkup.

1990. – Pas 11 viteve në arrati, në Kamboxha u kthye princi Norod Sihanuk.

1991. – Në Tajlandë me puç pa gjakderdhje pushteti e mori huntën shtetërore e cila e rrëzoi qeverinë e Çatiça Çunavana.

1998. – Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian e hoqën ndalesën për kontakte zyrtare me Iranin në nivel të lartë.

2000. – Nipi i Stalinit dështon disa herë radhazi në përpjekjet për t’u futur në politikë. Autoritetet gjeorgjiane kanë hedhur poshtë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të Evgeni Djugashvilit, nipit të ish-udhëheqësit sovjetik, Joseph Stalin.

2001. – Beogradi dhe Shkupi bëjnë një marrëveshje për demarkacionin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë.

2007. – Të paktën 27 persona pësuan në zjarrin i cili e kaploi qendrën për persona të moshuar dhe me hendikap në qytetin Alsunga në pjesën perëndimore të Letonisë. Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë 66 persona. Zjarrin e shkaktoi defekt në instalimin elektrik.

QËNDRONI TË LIDHUR