Mot me diell dhe me vranësira të mesme
- Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:14, 23 shkurt, 2026
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 6 deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 15 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranëssira mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të zbresë deri minus 2 ndërsa maksimalja do të arrijë deri 11 gradë.
Pason periudha e motit stabil, përveç të martën kur nga fundi i ditës kryesisht në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të kohëpakohshme të shiut lokal. Mëngjeset do të jenë më të ftohta, ndërsa temperatura e ditës do të jetë në ngritje. ab/
Foto: МIА arkivi