Në Dibër u hap festivali folklorik shqiptar "Oda Dibrane"
- Në prani të përfaqësuesve të autoriteteve lokale të Dibrës dhe të qytetit kufitar shqiptar të Peshkopisë, Në Qendrën e Kulturës, mbrëmë është hapur edicioni i 30-të i festivalit tradicional folklorik shqiptar "Oda Dibrane".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:40, 12 tetor, 2024
Dibër, 12 tetor 2024 (MIA) - Në prani të përfaqësuesve të autoriteteve lokale të Dibrës dhe të qytetit kufitar shqiptar të Peshkopisë, Në Qendrën e Kulturës, mbrëmë është hapur edicioni i 30-të i festivalit tradicional folklorik shqiptar "Oda Dibrane".
Manifestimi, i cili tradicionalisht mbahet në Peshkopi, për herë të parë në Dibër u mbajt para nëntë viteve, prej ku zyrtarisht fillon në Dibër.
Festivalin e shpallën të hapur kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka dhe i Peshkopisë, Rahim Spahiu.
"Është një nder dhe kënaqësi e veçantë që në qytetin tonë fillon ky manifestim i rëndësishëm, i cili në dy ditët e ardhshme vazhdon në Peshkopi. Kjo ngjarje kulturore është me rëndësi të veçantë ku të dy qytetet së bashku realizojnë këtë aktivitet kulturor, ku kemi mundësi të shohim një pjesë të folklorit dhe veshjeve të pasura të trevave shqiptare. Ky festival për nga rëndësia dhe përmbajtja artistike renditet menjëherë pas festivalit në Gjirokastër", tha ndër të tjera Duka.
Kryetari Spahiu falënderoi për mikpritjen, duke uruar momente të këndshme me performancën e ansambleve folklorike nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Para fillimit të natës së parë të festivalit, pjesëmarrësit parakaluan në qendër të qytetit.
SHKA "Dibra e Madhe" performoi me një sërë këngësh e vallesh dhe performoi disa këngë të vjetra qytetare dibrane.
Performoi edhe Ansamblet Shtetërore të Shqipërisë, si dhe një ansambli i Arbëreshëve nga Kalibria.
Ky mnifestim kulturor mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Bashkia dhe Qarku i Peshkopisë, Komuna e Dibrës, si dhe donatorë të tjerë.
Foto: MIA