• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Dibër për dy ditë, 10 fraktura dhe 20 trauma, gripi vazhdon të jetë i pranishëm

Në Dibër për dy ditë, 10 fraktura dhe 20 trauma, gripi vazhdon të jetë i pranishëm

Dibër, 23 janar 2024 (MIA) - Është rritur numri i rasteve të regjistruara në Repartin e Ortopedisë pranë Spitalit të përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar në Dibër, pas reshjeve të dendura të borës dhe ngricës.

"Vetëm në dy ditët e fundit kemi pasur 20 raste të traumave, persona të cilët gjatë rrëzimit kanë pësuar plagë. Në të njëjtën kohë kemi edhe 10 raste me fraktura të shpatullës, krahut, këmbës. Atyre iu është dhënë shërbimi i duhur dhe një pjesë e tyre janë transportuar në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erasmo” në Ohër, tha për MIA-n, Ismailaki Klenja, ortoped.

Dy mëngjeset e fundit në këtë zonë mbizotërojnë temperatura minus, dje - 8 dhe mëngjesin e sotëm -11 gradë.

-Për shkak të trotuareve të papastruara dhe disa rrugëve ku ka akull, këshilloj qytetarët që të mos dalin jashtë nëse nuk është absolutisht e nevojshme, sidomos në orët e hershme të mëngjesit dhe të natës. Nëse megjithatë duhet të dalin nga shtëpia, sigurisht që duhet të kenë shumë kujdes", këshillon Klenja.

Sipas doktor Sefedin Duka, infektolog, gripi është ende i pranishëm në zonën e gjerë të Dibrës. Fatmirësisht, shton ai, gjatë kësaj periudhe nuk janë regjistruar kafshime nga qentë. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR