Në Dibër dhe Qendër Zhupë për votim janë regjistruar 95 persona, ndërsa do të votojnë 93 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm
- Deri te komisionet zgjedhore komunale, në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, kërkesë për të ushtruar të drejtën e votës, më 18 tetor, një ditë para zgjedhjeve, kanë paraqitur 95 persona të sëmurë dhe pafuqishëm, ndërsa u janë pranuar kërkesat 93 personave.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:09, 12 tetor, 2025
Dibër, 12 tetor 2025 (MIA) - Deri te komisionet zgjedhore komunale, në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, kërkesë për të ushtruar të drejtën e votës, më 18 tetor, një ditë para zgjedhjeve, kanë paraqitur 95 persona të sëmurë dhe pafuqishëm, ndërsa u janë pranuar kërkesat 93 personave.
"Kërkesë, të votojnë në shtëpitë e tyre, kanë dor[zuar 83 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm , por pas shqyrtimit, tre prej tyre nuk u pranuan për shkak të dokumentacionit të paplotë, që do të thotë se 80 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm do të duhet të votojnë një ditë para ditës së zgjedhjeve të së dielës. Në komunën tonë, votimi do të zhvillohet në 27 qendra votimi më 19 tetor, ndërsa të drejtën e votës duhet ta realizojnë mbi 19.762 qytetarë", tha për MIA-n Rilind Hasa, kryetar i KKZ-së.
Sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor, Nexhip Iljaz, Kë komunën Qendër Zhupë janë paraqitur 12 kërkesa dhe të gjitha janë pranuar.

"Në komunën tonë të shtunën (18 tetor), të drejtë vote duhet të realizojnë 12 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq sa janë regjistruar. Në listën e vetme të votuesve janë të regjistruar 7.551 persona me të drejtë vote. Do të votohet në 16 vendvotime, identike me ciklet e mëparshme zgjedhore", tha Iljaz për MIA-n.
Njerëzit e parë të KKZ-së informuan se në Dibër ka mbaruar trajnimi për anëtarët e këshillave zgjedhore, ndërsa në Qendër Zhupë do të përfundojë nesër. Të dy komunat i përkasin Njësisë Zgjedhore numër pesë.
Foto: MIA