• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Dibër dalja deri ora 17 në zgjedhjet presidenciale 19 për qind, ndërsa në parlamentare 31 për qind, në Qendrën e Zhupës 16,67 për qind, respektivisht 16,78 për qind

Në Dibër dalja deri ora 17 në zgjedhjet presidenciale 19 për qind, ndërsa në parlamentare 31 për qind, në Qendrën e Zhupës 16,67 për qind, respektivisht 16,78 për qind

Dibër, 8 maj 2024 (MIA) - Në komunat Dibër dhe Qendra e Zhupës, pasdite, ngadalë po rritet dalja e qytetarëve, të cilët kanë vendosur ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

"Dita zgjedhore ngadalë po kalon në rendin më të mirë në të gjitha 27 vendvotimet. Deri ora 17 në zgjedhjet presidenciale votuan 3.730 ose 19 për qind nga 19.269 gjithsej të regjistruarit me të drejtë vote, që është për 10 për qind dalje më e vogël krahasuar me rrethin e parë. Në zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 5.923 ose 31 për qind nga 19.311 persona", deklaroi për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar e Komisionit komunal të zgjedhjeve të Dibrës.  

Sipas kryetarit të KKZ-së në komunën Qendra e Zhupës, Nexhip Iljaz edhe në këtë komunë dita zgjedhore po kalon pa probleme.

"Deri ora 17 në votim kanë dalë 1.230 persona me të drejtë vote ose 16,67 për qind nga të regjistruarit 7.368 persona për zgjedhjet presidenciale. Në rrethin e parë dalja ka qenë 15,57 për qind. Në zgjedhjet parlamentare nga gjithsej të regjistruarit 7.383 persona, të drejtën e votës e kanë realizuar 1.239 qytetarë ose 16,78 për qind", tha Iljaz. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR