• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në dhjetor 48.913 turistë e kanë vizituar vendin

Në dhjetor 48.913 turistë e kanë vizituar vendin

 

Shkup, 13 shkurt 2023 (MIA) - Vitin e kaluar në dhjetor vendin e kanë vizituar gjithsej 48.913 turistë, prej të cilëve 40,8 për qind vendas, ndërsa 59,2 për qind të huaj. Ata kanë realizuar 93.567 netë qëndrime, ku 42.5 për qind janë bërë nga turistë vendas, ndërsa 57.5 për qind nga turistë të huaj.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në vitin 2022 numri i turistëve është rritur për 38 për qind krahasuar me vitin 2021. Te turistët vendas ka një rritje prej 5.7 për qind, ndërsa te turistët e huaj rritja është për 8.8 për qind. Në të njëjtën kohë, numri i netë qëndrimeve është rritur me 23,1 për qind, me ç'rast te turistët vendas ka rritje prej 3,7 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 70,7 për qind. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR