• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në Dellçevë procesi zgjedhor filloi me kohë, votimi po zhvillohet në rendin më të mirë

Në Dellçevë procesi zgjedhor filloi me kohë, votimi po zhvillohet në rendin më të mirë

Dellçevë, 24 prill 2024 (MIA) - Në Dellçevë janë hapur me kohë të gjitha 36 vendvotimet në të cilat sot 14.490 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore kanë të drejtë vote për një prej shtatë kandidatëve për President të shtetit. Sipas informatave nga terreni vendvotimet janë hapur me kohë, ndërsa votimi po zhvillohet në rendin më të mirë.

"Ndodhemi në vendvotimin 582/1, ku votimi filloi me kohë, gjithçka po zhvillohet në rendin më të mië. Numrat e parë rreth jehonës do t'i kumtojmë pas orës 9:00", theksoi Bllagica Petrovska, anëtare e vendvotimit.

"Ndodhemi në vendvotimin 580, filloi me kohë votimi dhe procesi po rrjedhë normalisht", deklaroi Emilia Trajanovska, anëtare e këshillit zgjedhor.

Të drejtën e tyre të votës dje në Dellçevë e realizuan 147 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të cilët votuan në kushte shtëpiake. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR