• e premte, 22 nëntor 2024

Në Bruksel nesër dhe pasnesër do të mbahen takime joformale të ministrave të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së

Në Bruksel nesër dhe pasnesër do të mbahen takime joformale të ministrave të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së

Bruksel, 28 gusht 2024 (MIA) - Në Bruksel nesër dhe pasnesër do të mbahen takime joformale të ministrave të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të Bashkimit Evropian, ndërsa me to do të kryesojë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Zhozep Borell.

Së pari do të mbahet takim joformal i ministrave të punëve të jashtme të BE-së, në të cilin temë kryesore do të jetë konflikti në Ukrainë, ndërsa siç kumtuan nga shërbimi i BE-së për shtyp, në takim do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan FIdan, ndërsa do të bisedohet edhe për marrëdhëniet BE-Turqi dhe çështjet rajoinale dhe globale të interesit të përbashkët.

Sipas informatave, në takimin e shefave të diplomacive do të bisedohet për situatën në Lindjen e Afërt dhe përpjekjet për arritje të ndërprerjrs së zjarrit në Gazë, si dhe situata në Venezuelë, pothuajse një muaj pas zgjedhjeve presidenciale më 28 korrik.

Të premten, në takimin e ministrave të mbrojtjes të BE-së do të bisedohet për përparimin e arritur në sigurimin e mbështetjes ushtarake për Ukrianën, mjetet për ndihmë Ukrainës të marra nga shfrytëzimi i mjeteve të ngrira ruse dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm me NATO-n.

Gjithashtu, ministrat do të bisedojnë edhe për situatën në Lindjen e Afërt, posaçërisht për eskalimin e rrezikshëm mes Izraelit dhe Hezbollahut dhe sfidat në Detin e Kuq dhe rajonin e GJirit, prëfshirë edhe operacionin Aspides.

Temë e takimit do të jetë si BE-ja mund të ndihmojë për rritjen e gatishmërisë së përgjithshme mbrojtëse të vendeve-anëtare, ndërsa në atë pjesë të takimit do të marrin pjesë edhe nënsekretari i KB-së, Zhan-Pjer Lakroa, ndihmës sekretari i përjgithshëm i NATO-s, Angus Lapsli dhe kryesuesja me nënkomitetin për siguri dhe mbrojtje të PE-së, Mari-Agnes Shtrak-Cimerman. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR