• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Bogorodicë dhe Tabanovc për dalje nga vendi pritet rreth një orë

Në Bogorodicë dhe Tabanovc për dalje nga vendi pritet rreth një orë

Shkup, 6 gusht 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" dhe "Tabanovc" për shkak të frekuencës së shtuar, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR