• e martë, 26 nëntor 2024

Në bisedimet në Katar, Izraeli do të ofrojë armëpushim gjashtëjavor në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të 40 pengjeve, thotë një burim izraelit

Në bisedimet në Katar, Izraeli do të ofrojë armëpushim gjashtëjavor në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të 40 pengjeve, thotë një burim izraelit

Tel Aviv, 18 mars 2024 (MIA) - Izraeli sot do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë në Katar i udhëhequr nga drejtori i shërbimit inteligjent Mosad për të negociuar përmes ndërmjetësve me Hamasin për të siguruar armëpushim gjashtë javor në Rripin e Gazës, gjatë së cilës militantët palestinezë do të lirojnë 40 pengje, deklaroi përfaqësuesi zyrtar izraelit, transmeton Tajms of Izrael. 

Bisedimet mund të zgjasin të paktën dy javë, shtoi burimi, duke përmendur vështirësitë që delegatët e huaj të Hamasit mund të kenë në komunikimin me grupin në enklavën e rrethuar pas më shumë se pesë muajsh lufte.

Javën e kaluar Hamasi përcaktoi kushtet për armëpushim në enklavë, të cilat përfshijnë tërheqjen e forcave të armatosura izraelite nga territori bregdetar, kthimi i palestinezëve të zhvendosur në vendet ku ata jetonin, shkëmbimi i të burgosurve palestinezë për pengjet izraelite të mbajtur nga Hamasi, si dhe qasja në ndihma humanitare për popullsinë vendase.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu më vonë i quajti joreale propozimet për një marrëveshje pengjesh, por tha se delegacioni do të udhëtojë në Katar për të diskutuar pozicionin e Izraelit për një marrëveshje të mundshme. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR