• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Berovë më së ftohti, në Gjevgjeli më së ngrohti

Në Berovë më së ftohti, në Gjevgjeli më së ngrohti

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Sot në mëngjes temperatura më e ulët prej një gradë është matur në Berovë, ndërsa temperatura më e lartë prej 12 gradë Celsius është matur në Gjevgjeli. 

DPHM informoi se në Lazarapole temperatura e mëngjesi ishte 3 gradë, 5 në Manastir, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, 6 në Strumicë dhe Tetovë, 7 gradë në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Prilep dhe Demir Kapi, 8 në Shtip, Dibër, Ohër dhe Pretor, 9 në Shkup-Zajçev Rid dhe Krushevë dhe 19 gradë në Kumanovë, Veles, Kavadar dhe në Vinicë.

Gjatë natës ka qenë kthjellët, sot në mëngjes është me diell dhe më ftohtë me pak vranësira lokale. Fryen erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior.

Moti sot është më i ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla lokale, duke u rritur nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë.

Në Shkup, siç paralajmëroi DPHM, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. 

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 26 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR