• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Bangladesh vazhdojnë protestat e studentëve, ndërpriten telekomunikimet

Në Bangladesh vazhdojnë protestat e studentëve, ndërpriten telekomunikimet

 Dakë, 19 korrik 2024 (MIA) - Në Bangladesh vazhdojnë protestat e dhunshme të studentëve, ndërsa telekomunikimet janë ndërprerë në pjesën më të madhe të vendit.

 Rreth njëzet persona humbën jetën këtë javë në trazirat dhe protestat që po vazhdojnë prej një muaji.

 Studentët  bëjnë thirrje për një bllokadë të përgjithshme duke kërkuar anulimin e një vendimi për rezervimin e kuotave të sektorit publik për fëmijët e atyre të cilët kanë luftuar në luftën e pavarësisë  nga Pakistani në vitin  1971, ndërsa protestat gjithashtu kanë shpërthyer  për shkak të pakënaqësisë për papunësinë e lartë.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR