• e martë, 26 nëntor 2024

Në autostradën Tetovë-Shkup është kapur një shoferë i cili ka lëvizur me 207 km/orë, është gjobitur me 400 euro

Në autostradën Tetovë-Shkup është kapur një shoferë i cili ka lëvizur me 207 km/orë, është gjobitur me 400 euro

 Tetovë, 15 mars 2024 (MIA) - Me përdorimin e radarit të natës policia e komunikacionit të Tetovës ka kapur një shofer i cili ka lëvizur me shpejtësi prej 207 kilometra në orë. Ai është zbuluar në periudhën nga ora 20:00 deri në orën 22:00, kur njësiti policor i Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Tetovës kanë zbatuar kontroll aksionar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

"Njëri nga tejkalimet është regjistruar në autostradën Shkup - Tetovë, në qarkoren Veri në hyrje të Tetovës, ishte më i madhi, ndërsa shpejtësia e matur ishte 207 kilometra në orë. Shoferit të makinës “porshe”, S.E. nga Republika e Kosovës, i cili posedonte patentë shoferi të Zvicrës, i është përgatitur parashtzresë dhe do të gjobitet me 400 euro", informoi për MIA-n Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pas kontrollit janë konstatuar gjithsej shtatë tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar. rq/

Foto: SPB Tetovë

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR