• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në Alaskë ka rënë më shumë se 2.6 metra bor, janë shembur çati të ndërtesave

Në Alaskë ka rënë më shumë se 2.6 metra bor,  janë shembur çati të ndërtesave

 Enkorixh, 30 janar 2024 (MIA)  - Më shumë se 2.6 metra borë ka rënë deri më tani në stuhinë që ka përfshirë Alaskën, duke shkaktuar shembjen e kulmeve në ndërtesat komerciale në  Enkorixh, ndërsa zyrtarët u bëjnë thirrje banorëve që të pastrojnë borën nga çatitë.

 Gjatë fundjavës kanë rënë edhe 16 centimetra borë në Anchorage, me çfarë bora në në qytetin më të madh të Alaskës është 254 centimetra, ndërsa pritet të tejkalohet rekordi prej 342 centimetra.

 Gjatë shtatë ditëve të fundit, temperaturat në Enkorixh kanë qenë nën zero çdo natë, duke arritur në minus 17 gradë Celsius, raporton Ej-Bi-Si-njuz.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR