Në aksionin "Vendkalimi" janë arrestuar 15 doganierë dhe një polic
- Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, nën kryesimin e prokurorit publik të lëndës nga Sektori i specializuar për ndjkeje të veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, dje në orët e pasdites dhe të mbrëmjes kryen aksion të madh policor nën emrin kodues "Vendkalimi".
- Post By Arta Bunjaku
- 17:01, 16 tetor, 2024
Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, nën kryesimin e prokurorit publik të lëndës nga Sektori i specializuar për ndjkeje të veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, dje në orët e pasdites dhe të mbrëmjes kryen aksion të madh policor nën emrin kodues "Vendkalimi".
Siç informon MPB, aksioni është rezultat u procedurës parahetimore disamuajshe që prokuroria në bashkëpunim me Sektorin për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së e kreu pas paraqitjes së parashtruar nga një qytetar ndaj tre personave. Gjatë aksionit u kryen bastisje në 26 lokacione në rajonin e Strumicës-Gjevgjelisë dhe më pas janë privuar nga liria 14 nëpunës doganorë nga Drejtoria e doganave të RMV-së, një nëpunës i pensionuar doganor dhe një nëpunës policor. Gjatë bastisjeve janë gjetur të holla që ishin marrë si ryshfet, në shumë të përgjithshme prej 50 000 eurove.
Sipas dispozitivit nga paraqitja penale kudnër 15 personave që Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së ia parashtroi PTHP NKOK, del se 13 nga të dyshuarit, si të punësuar në Drejtorinë e doganave të RMV-së, ndërkaq të sistemuar në stacionet doganore Novo Sellë dhe Dojran, kanë kryer vepër penale Marrje e rryshfetit sipas nenit 357 paragrafi 1 nga KP, përderisa dy persona janë paraqitur për vepër penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 nga KP.
Sipas MPB-së, të dyshuarit, nga 21.03.2023 deri dje, 15.10.2024, me paramendim kanë kryer disa veprime të lidhura kohore që paraqesin realizim të shumëfishtë të veprës së njejtë. Duke e shfrytëzuar raportin e njejtë të përhershëm, mundësitë e njejta dhe rrethanat e njejta, gjatë kryerjes së kontrolleve doganore të mallrave që janë importuar në shtet përmes vendkalimeve kufitare, nga transportuesit e mallrave drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe kanë amrrë mjete në të holla për vete në shuma prej nga 20, 50, 70, 100 dhe 150 euro, në mënyrë që të mos kryejnë veprim zyrtar të cilin është dashur ta kryejnë. Pasi që e kanë marrë ryshfetin, që më pas e kanë dnarë mes veti, të dyshuarit nuk e kanë kryer detyrën e tyre zyrtare dhe nuk kanë bërë përllogaritje dhe pagesë të të dhënave importuese në pajtim me Ligjin pë drejtorinë doganore, Dekretin për zbatim të ligjit doganor dhe Ligjit për tarifën doganore. Kështu, mallrat e importuara i kanë lëshuar në qarkullim të lirë, me qëllim që për vete dhe transportuesit të prëfitojnë dobi pronësore, ndërkaq në dëm të mjeteve të Buxhetit të RMV-së në vlerë prej të dhënave të papaguara importuese doganore.
Në pajtim me ligjin për vepër penale Marrje e ryshfetit parashihet dënim me burg prej katër deri dhjetë vite, prëderisa për veprën penale Keqpërdorim i pozitës zyrtzare dhe autorizimit është paraparë dënimi me burg prej gjashtë muaj deri tre vite. ab/
foto: МIА arkivi