• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në 24 orët e fundit më së shumti reshje ka pasur në rajonin e Radovishit, Berovës, Shtipit, Shkupit dhe Sveti Nikollës

Në 24 orët e fundit më së shumti reshje ka pasur në rajonin e Radovishit, Berovës, Shtipit, Shkupit dhe Sveti Nikollës

Shkup, 6 gusht 2023 (MIA) - Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në rajonin e Radovishit, Berovës, Shtipit, Shkupit dhe Sveti Nikollës, tregojnë informacionet nga stacionet meteorologjike në vend.

"Reshjet në të gjithë territorin e vendit kanë qenë me intensitet të ndryshëm dhe të dhënat nga stacionet matëse hidrologjike tregojnë rritje të parëndësishme të nivelit të ujit. Mirëpo, besojmë se në disa rrjedha më të vogla ku nuk kemi stacione matëse hidrologjike, rritjet kanë qenë më të mëdha", theksojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, sektori i hidrologjisë.

Prej atje shtojnë se gjatë ditës nivelet e rrjedhave ujore do të vazhdojnë të ulen deri në stabilizimin e situatës.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR