• e premte, 22 nëntor 2024

Në Çeki nesër është Ditë zie për shkak të vrasjes masive në Universitetin në Pragë

Në Çeki nesër është Ditë zie për shkak të vrasjes masive në Universitetin në Pragë

Pragë, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri çek Petër Fijala kumtoi se Qeveria solli vendim më 23 dhjetor (e shtunë) të jetë Ditë zie kombëtare për shkak të shtënave në Universitetin e Karlit në Pragë, ku humbën jetë së paku 15 persona, duke përfshirë edhe sulmuesin.

"Qeveria solli konkluzion në të cilin shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe me një minutë heshtje në fillim të seancës qeveritare ka bërë nderime për viktimat  nga të shtënat", tha Fijala mbrëmë, transmetohet nga mediat çeke.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të Çekisë më 23 dhjetor në orën 12 me një minutë heshtje t'i nderojnë viktimat, duke shtuar se në atë kohë do të bien edhe këmbanat kishtare në të gjithë vendin. 

Dje në sheshin Jan Plaç në Pragë ndodhi sulmi në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Karlit ku sipas informacioneve të fundit nga policia humbën jetën 15 persona, ndër të cilët edhe sulmuesi, ndërsa 24 janë lënduar. sa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR