• e premte, 22 nëntor 2024

Myslimanët në SHBA u bëjnë thirrje votuesve të mos votojnë për Bajdenin shkaku i politikave të tij ndaj Izraelit

Myslimanët në SHBA u bëjnë thirrje votuesve të mos votojnë për Bajdenin shkaku i politikave të tij ndaj Izraelit

Uashington, 27 shkurt 2024 (MIA) - Në shtetin federal të Miçiganit  sot votohet për zgjedhjet preliminare presidenciale, ku pritet që të jetë një tjetër konfirmim për Donald Trampin, ndërsa lideri i demokratëve Xho Bajden po përballet me pakënaqësinë e myslimanëve dhe amerikanëve me origjinë arabe për shkak të luftës në Gazë.

Presidenti aktual nuk ka asnjë kërcënim serioz në kampin e tij për një kandidim të ri për Shtëpinë e Bardhë sepse kundërkandidati i vetëm, demokrati Din Filips nga Minesota është pas tij dhe ka më pak se 10 për qind të votave në anketa.

Por sa rritet numri i viktimave në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, mbështetja myslimane dhe arabo-amerikane për Bajdenin është në rënie.

Para katër viteve Bajdeni fitoi Miçiganin me vetëm 150.000 vota dhe tani blloku myslimano-arab u bën thirrje mbështetësve të tij të hedhin fletëvotim të zbrazët duke i bërë presion Bajdenit të refuzojë mbështetjen për Izraelin dhe të bëjë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Në anën republikane, Donald Tramp tashmë ka fituar katër shtete, duke përfshirë Karolinën e Jugut të shtunën, ndërsa Miçigani nuk duhet ta ndërpresë garën e tij për nominimin republikan.

Kundërshtarja e tij e vetme, ish ambasadorja e Kombeve të Bashkuara, Niki Hejli humbi në shtetin e saj të lindjes në Karolinën e Jugut, por ajo refuzon të dorëzohet dhe thotë se nuk beson se Donald Tramp mund ta mposht Xho Bajdenin në nëntor.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR