Myler optimist para ndeshjes kundër Mançester Sitit
- Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler, vlerëson se ekipi i tij ka gjasa të kthehet kundër Mançester Sitit në çerekefinale të Ligës së kampionëve.
- Post By Besnik Shuki
- 12:48, 19 prill, 2023
Mynih, 19 prill 2023 (MIA) - Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler, vlerëson se ekipi i tij ka gjasa të kthehet kundër Mançester Sitit në çerekefinale të Ligës së kampionëve.
Ndeshja e parë përfundoi me fitore të "qytetarëve" me rezultatin 3:0.
"Besojmë se ende kemi gjasa. Duhet të fillojmë mirë, të jemi në epërsi para pushimit. Nuk është patjetër të udhëheqim me 3:0 pas dhjetë minutave, por duhet të shënojmë gol dhe të vazhdojmë. Nëse e shënojmë të dytin deri në minutën e 80-të, do të kemi edhe rreth 15 minuta. Besoj se kjo është e mundur", deklaroi Myler për mediumet gjermane.
Ndeshja kthyese do të luhet sonte në Mynih me fillim në ora 21. bsh/
Foto: EPA