• e enjte, 30 janar 2025

Murtezani në Mal të Zi: Plani i Rritjes i KE-së pasqyron angazhimin strategjik të Qeverisë për reforma gjithëpërfshirëse

Murtezani në Mal të Zi: Plani i Rritjes i KE-së pasqyron angazhimin strategjik të Qeverisë për reforma gjithëpërfshirëse

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Mal të Zi mer pjesë në Konferencën të nivelit të lartë për integrimin ekonomik rajonal të titulluar “Përforcimi. Integrimi. Rritje”, së bashku me kolegët e tij nga rajoni dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të sesionit të parë "Përfitimet e para-aderuese: nga SEPA në shtigjet e Gjelbra dhe më gjerë", Ministrat për Çështje Evropiane dhe kryenegociatorët me BE-në nga vendet e Ballkanit Perëndimor iu referuan zbatimit të Planit të ti të rritjes dhe prioritetet kryesore për shtytjen e integrimit rajonal dhe harmonizimin me Unionin, njoftoi .

Ministri Murtezani, në kontekst të integrimit, theksoi se Maqedonia e Veriut i ka pranuar plotësisht prioritetet rajonale të Planit për rritje të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

"Që kur Bashkimi Evropian miratoi Planin e rritjes në nëntor 2023, Maqedonia e Veriut arriti progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt integrimit më të thellë në Union. Kjo nismë ishte kyçe në përafrimin e politikave tona nacionale me të drejtën e BE-së, duke vendosur bazë të qartë për qëllimin tonë përfundimtar - arritjen e anëtarësimit të plotë në BE. Me pjesëmarrje aktive në këtë plan, ne po përmirësojmë kuadrin tonë institucional, njëkohësisht përmirësojmë qëndrueshmërinë ekonomike dhe promovojmë zhvillim të qëndrueshëm. “Plani i Rritjes reflekton përkushtimin strategjik për reforma gjithëpërfshirëse që nxisin rritjen ekonomike, e përforcojnë qeverisjen dhe përforcojnë institucionet demokratike, ndërkaq me këtë avancohen aspiratat tona për aderim të plotë në BE", theksoi Murtezani. mb/

Foto: Ministria për Çështje Evropiane


 

QËNDRONI TË LIDHUR