• e hënë, 23 dhjetor 2024

Murtezani ia dorëzoi funksionin Rashidit: E lë MEPSO-n me 22,6 milionë euro fitim

Murtezani ia dorëzoi funksionin Rashidit: E lë MEPSO-n me 22,6 milionë euro fitim

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Drejtori i deritanishëm i SHA MEPSO nga radhët e Alternativës, Orhan Murtezani në Fejsbuk e ka publikuar shkarkimin e tij me informatë se e lë operatorin e sistemit për transmetim të energjisë elektrike me 43 për qind të investimeve të realizuara dhe fitim prej 22,6 milionë euro në vitin 2022.

Ai ia dorëzoi funksionin deputetët të deritanishëm nga Aleanca për Shqiptarët, Surija Rashidi.

"Më 27 dhjetor 2021 e pranuam amanetin e drejtimit të SHA MEPSO në kulmin e Krizës energjetike, me likuiditet skajshmërisht të rrënuar të kompanisë me shumë shqetësime dhe paqartësi për të ardhmen. Sot e dorëzojmë këtë amanet me përqindje rekorde të realizimit të investimeve prej 43 për qind, me mbi 40 milionë euro në llogari dhe faktin që MEPSO vitin 2022 e përmbylli me fitim historik prej 22,6 milionë euro, ose 789 për qind fitim më të madh se në vitin 2021. Krenar për çdo ditë të kaluar në krye të kësaj kompanie. Falënderoj anëtarët e Bordit Drejtues dhe të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin dhe mbështetjen e parezervë gjatë këtij rrugëtimi të përbashkët drejt sukseseve. Gjithashtu falënderoj kryetarin Afrim Gashi për besimin. Mirë u takofshim", ka shkruar Murtezani në profilin e tij në Fejsbuk. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR