• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Murtezani: Eurointegrimet nuk janë vetëm qëllim deklarativ, dërgojmë porosi drejt Brukselit se jemi të gatshëm me kapacitet, vullnet dhe vizion

Murtezani: Eurointegrimet nuk janë vetëm qëllim deklarativ, dërgojmë porosi drejt Brukselit se jemi të gatshëm me kapacitet, vullnet dhe vizion

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA)- Integrimet evropiane nuk janë vetëm qëllim deklarativ, por politikë e operacionalizuar. Puna jonë mbështetet në fakte, numra dhe ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Me këto rezultate, jo vetëm që e përforcojmë kredibilitetin në vendin tonë, por dërgojmë porosi edhe deri në Bruksel se Maqedonia e Veriut është e gatshme me kapacitete, me vullnet dhe me vizion, tha ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani me rastin e një viti të qeverisë.

Ai tha se gjatë 12 muajve është reviduar struktura negociuese, në linjë me riorganizimin e ri të organeve të administratës shtetërore, duke marrë parasysh edhe risitë në negociatat e aderimit, me synim në përforcimin e dialogut me BE-në. I njëjti përfshin mekanizëm prej rreth 150 institucioneve dhe mbi 800 ekspertëve nga administrata, të cilët do të marrin pjesë në përgatitjen e pozicioneve negociuese. 

”Motivi më i madh për energjinë reformuese u dha nga Plani për rritje dhe Agjenda reformuese. I përfunduam të gjitha procedurat ligjore para vendeve të tjera të rajonit dhe i kemi tërhequr mjetet nga parapagesa në vlerë prej 52.5 milionë eurosh. Dorëzuam edhe kërkesën e parë për lirimin e mjeteve – prej rreth 17 milionë euro, prej të cilave mbi 9 milionë janë për investime kapitale. Kjo tregon pjekuri politike, lidership dhe gatishmëri për ta sjellë Evropën në vendin tonë, përmes realizimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe përforcimit të shtetit ligjor, avancimin e sistemit për menaxhimin me financat publike, mbështetjen për tranzicionin energjetik dhe standardeve të reja në menaxhimin korporativ”, tha Murtezani.

Paralelisht, tha ai, koordinojmë revidimin e Listës indikative të projekteve investuese në kuadër të Instrumentit për rritje dhe reforma dhe Agjendës reformuese, si dhe planifikimin e procesit të aplikimit pranë kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor. 

Lista aktualisht, shton ai përfshin 19 projekte me  vlerë të përgjithshme prej 1.1 miliardë euro, në kuadër të së cilave janë planifikuar 400 milionë euro grante nga IRRBP-ja (ËBIF) (Instrumenti për rritje dhe reforma në Ballkanin Perëndimor).

Njëkohësisht, nënvizon Murtezani, përfunduam programimin e IPA-së 2025-2027, me 67 milionë euro të alokuara drejt sektorëve strategjikë, përfshirë edhe sundimin e ligjit, arsimin, administratën publike dhe inovacionet. Kjo dinamikë gjithashtu është reflektim i drejtpërdrejtë i koordinimit të përforcuar në mes të institucioneve, të cilën e stimuluam përmes grupeve sektoriale të punës dhe mekanizmave të monitorimit.

“Sollëm akte për strukturën e Planit për rritje të cilat e definojnë strukturën dhe koordinimin e katër shtyllave të Planit, si dhe për strukturën e Agjendës reformuese ku janë të definuara kompetencat për implementimin, ndjekjen, evaluimin dhe njoftimin, si dhe kompetencat për kontrollin dhe revizionin e Agjendës reformuese. Operacionalizimi i tyre do të mundësojë që të kemi sistem efikas i cili do të  siguron implementimin në kohë të detyrimeve dhe sistem për paralajmërimet e hershme për rreziqet eventuale, si dhe sistem i cili do të kryejë kontrolle dhe revizion në parandalimin e aktiviteteve korruptive ose keqpërdorimeve”, ka thënë ai.

Në të njëjtën kohë, siç ka shtuar ai, asnjë reformë nuk mund të ketë sukses pa institucione që janë në harmoni me gjuhën dhe logjikën e BE-së. Prandaj investuam burime serioze në përkthimin e të drejtës së BE-së: mbi 20.000 faqe, me mbështetje shtesë buxhetore prej 35 milionë denarësh për vitin 2025. Por vazhdojmë një hap më tej, siç ka theksuar me mbështetje nga Komisioni Evropian, po fillojmë projekt-pilot për përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e transpozimit dhe përkthimit. 

“Maqedonia e Veriut është e para në rajon me këtë qasje të avancuar”, ka thënë Murtezani.

Revizioni i dy udhërrëfyesve të cilat janë përcaktues për hapjen e Klasterit 1 – Vlerat themelore: Udhërrëfyesi për sundimin e ligjit dhe Udhërrëfyesi për reformën në Administratën Publike (RAP) janë drejt përfundimit në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe Komisionin Evropian. Pasi që të miratohen nga Qeveria, do t’i dorëzohen Komisionit Evropian për vlerësimin e tyre dhe më pas do të përcillen deri te Këshilli (KOELA). 

“Udhërrëfyesi i tretë për institucionet funksionale demokratike është në fazën përfundimtare dhe drafti i parë është dorëzuar deri te Komisioni për vërejtje joformale, por ky udhërrëfyes nuk është përcaktues për hapjen e Klasterit të parë”, ka thënë ministri Murtezani.

Foto: Printskrin MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR