• e hënë, 23 dhjetor 2024

Murinjo vendosi ultimatum për udhëheqësinë e Romës

Murinjo vendosi ultimatum për udhëheqësinë e Romës

Romë, 23 mars 2023 (MIA) - Zhoze Murinjo dëshiron sa më parë të mbajë takim me pronarët e Romës për të vendosur për të ardhmen e tij, shkruan "Koriere delo Sport".

Kontrata aktuale e Murinjos me Romën është deri në qershor të vitit 2024, por emri i tij lidhet shpesh me klube të tjera si PSZH, Real Madrid, Çelsi dhe të tjera.

Gazeta italiane pohon se Murinjo dëshiron sa më parë ta zgjidhë çështjen për të ardhmen e tij dhe kjo do të varet prej ambicieve të Romës. Eksperti portugez i futbollit dëshiron të qëndrojë në klubin e Romës, por dëshiron edhe klubi të dëshmojë ambicie më të madhe kur bëhet fjala për transferet.

Ultimatumi i Murinjos është të sillen tre përforcime. Një mesfushor, lojtar për lidhje dhe një sulmues në vendin e Abrahamit, i cili pritet të largohet në periudhën kalimtare verore.

Fer pleji financiar është problem për Romën dhe prandaj është e paqartë nëse klubi do të arrijë t'i plotësojë dëshirat e portugezit.

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR