Murinjo mbetet në Roma
- Trajneri portugez, Hoze Murinjo ka marrë vendim që ta respektojë kontratën me skuadrën e Romës, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm, njoftojnë sot mediat italiane.
- Post By Melahat Baftija
- 18:13, 29 mars, 2023

Romë, 29 mars 2023 (MIA) - Trajneri portugez, Hoze Murinjo ka marrë vendim që ta respektojë kontratën me skuadrën e Romës, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm, njoftojnë sot mediat italiane.
Murinjo është ulur në pankinën e Romës në vitin 2021 dhe një pjesë e mediave evropiane pohuan në periudhën e kaluar se portugezi do të largohet herët nga klubi romak dhe se ai mund të jetë trajneri i ri i PSZH-së apo Njukasëll.
Mediat italiane, megjithatë, raportuan se Murinjo qëndron në Romë, njëkohësisht duke i kërkuar drejtuesve që ta forcojnë stafin e lojës për sezonin e ardhshëm.
Roma është e pesta e renditur në Serie A me një pikë më pak se Milani në vendin e katërt, e cila siguron vend në sezonin e ardhshëm në Ligën e kampionëve. mb/
Foto: Tuiter