• e shtunë, 23 nëntor 2024

Murinjo e dëshiron Gundoganin në Fenerbahçe

Murinjo e dëshiron Gundoganin në Fenerbahçe

Stamboll, 4 gusht 2024 (MIA) - Reprezentuesi gjerman Ilkaj Gundogan është në listën e dëshirave të menaxherit të ri të Fenerbahçes, Zhoze Murinjo, njoftojnë mediumet spanjolle dhe turke.

Siç thuhet, trajneri portugez do të dëshironte në Stamboll ta sjell mesfushorin e Barcelonës, të cilin shumë e çmon, ndërsa negociatat për realizimin e këtij transferi tashmë kanë filluar.

Mediumet nuk njoftojnë sa para është i gatshëm Fenerbahçe të paguajë, por vlerësohet se vlera në treg e Gundoganit është rreth 15 milionë euro, por nuk përjashtohet mundësia që gjermani me prejardhje turke të arrijë në Bosfor si lojtar i huazuar.

Gundogan sezonin e kaluar për katalonasit ka luajtur 51 ndeshje zyrtare, me ç'rast shënoi pesë gola dhe realizoi 14 asistime. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR