• e diel, 22 dhjetor 2024

Murinjo dëshiron të kthehet në Junajted

Murinjo dëshiron të kthehet në Junajted

 Mançester, 1 shkurt 2024 (MIA) - Ish-menaxheri i Mançester Junajted, Zhose Murinjo do të dëshironte sërish të menaxhojë 20 herë kampion i Anglisë, raporton "Daily Mail".

 Portugezi 61-vjeçar beson se ka punë të papërfunduar me "djajtë e kuq". Ai është i interesuar sërish të jetë në krye të Junajted nëse i jepet mundësia.

 Murinjo do të dojë të bashkëpunojë me bashkëpronarët e rinj të klubit të Mançesterit, të cilët së fundmi kanë blerë 25 për qind të aksioneve në "Old Trafford".

Portugezi ishte trajner i Mançester Juanjted nga viti 2016 deri në vitin 2018. Me "djajtë e kuq" ka fituar dikur Kupën e Ligës dhe trofeun e Ligës së Evropës.

 Në janar, Roma italiane njoftoi dorëheqjen e portugezit. Murinjo gjatë karrierës  i ka drejtuar edhe Totenhemin, Çellzin, Real Madrid, Interin, Porton dhe Benfikën.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR