• e diel, 22 dhjetor 2024

Mural me porosi paqësore nga artistë të rinj nga Franca, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut

Mural me porosi paqësore nga artistë të rinj nga Franca, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Gjithsej 21 artistë të rinj, nga shtatë nga Franca, Gjermani dhe nga vendi ynë, ndërkaq nën mentorimin e tre artistëve të shquar, Ema Popi, Damjan Iv Rod dhe Marina Sorokina - Somari pikturuan mural në Parkun e Qytetit në Shkup dhe një mural më të vogël në Tetovë. Projektin është titulluar "Na lini në paqe!" e realizon Instituti francez në Shkup, Instituti Gete dhe shoqata "Loja" nga Tetova prej 1 deri më 7 maj.

Qëllimi i projektit është prëforcimi i dialogut multikulturor mes të rinjve nga tre vendet, nxitja e kreativitetit dhe shprehja e lirë tek të rinjtë, thirrja për paqe dhe pajtim pëmes artit.

Мурал во Скопје ФОТО/МИА

Trajnimi i artistëve të rinj u zhvillua më 2 dhe 3 maj në gjimnazin "Georgi Dimitrov" në Shkup, në prnai të nxënësve të gjimnazit, të cilët së bashku e ideuan muralin me porosi për paqe në Ukrainë dhe në botë. Pikturimi i muralit u zhvillua dje dhe gjatë ditës së sotme.

Igor Beshtel, drejtor i Institutit francez në Shkup sot gjatë pikturimit të muralit deklaroi se bëhet fjalë për projekt të përbashkët francezo-gjerman që është ndërtuar bashkarisht, për nder të paqes, pajtimit dhe për nder të lirisë së shprehjes.

Игор Бештел, директорот на Францускиот институт во Скопје ФОТО/МИА

"Ne ftuam artistë nga Franca, Gjermania dhe Ukraina me qëllim që të punojnë me të rinj nga Franca, Gjermania dhe Ukraina dhe nga Maqedonia nga Shkupi dhe Tetova të punojnë së bashku në këtë mural. Ua lëmë lirinë e plotë të shpehjes me qëllim që ta festojnë të ardhmen tonë të përbashkët në Evropë, " tha Beshtel.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska porositi se shpreson që edhe në të ardhmen do të realizohen projekte të këtilla edhe në lokacione të tjera në Shkup, duke pasur parasysh se ky është viti kur festojmë gjashtë dekada nga tërmeti katastrofal që ndodhi në Shkup.

Мурал во Скопје ФОТО/МИА

"Është nder të jemi nikoqirë të artistëve të cilët vijnë nga Gjermania, Franca dhe ukraina, të cilët së bashku me të rinjtë tanë bashkëpunojnë dhe tentojnë përmes artit, përmes kulturës, ta shprehin porosinë e tyre për paqe, ndërkaq të njejtën  ta bëjnë edhe me rrjetëzimin e të rinjve nga Maqedonia. Ka përfaqësus edhe të lëvizjeve rinore nga Maqedonia të cilët janë pjesë e kulturës dhe përmes këtyre degëve të artit ta shprehin tërë atë që ata mendojnë se duhet t'i përçohet opinionit si porosi e paqes", shtoi Arsovska.

Projekti është mbështetur nga Zyra francezo-gjermane për të rinj dhe Fondit kulturor francezo-gjerman, në kuadër të programit "Evropa jonë, e ardhmja jonë" dhe në dner të 60-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Eliseut. ab/

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR