• e shtunë, 19 tetor 2024

Mundësi për modernizimin e sektorit bujqësor financuar nga BE-ja

Mundësi për modernizimin e sektorit bujqësor financuar nga BE-ja

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe ambasadori evropian Dejvid Gir sot në Resnjë do t'i prezantojnë mundësitë e ofruara nga BE-ja për mbështetjen financiare të kooperativave bujqësore dhe modernizimin e sektorit të bujqësisë në Maqedoninë e Veriut. Në ngjarje do të drejtohet edhe kryetari i komunës së Resnjës, Jovan Tozievski.

Ambasadori Gir dhe minsitri Nikollovski do t'i referohen perspektivave që Bashkimi Evropian u sjell fermerëve duke mbështetur kooperativat dhe duke inkurajuar praktikat e qëndrueshme. Asociacioni i Maqedonisë i kooperativave bujqësore dhe Fondacioni zhvillimor i Maqedonisë për ndërmarrje do të prezantojnë investime në zhvillimin e zonave rurale dhe zhvillimin e praktikave ekologjike që ndihmojnë fermerët t'u përgjigjen më mirë kërkesave të tregut global.

Për momentin janë duke u zbatuar tre projekte të financuara nga BE-ja në fushën e bujqësisë së Maqedonisë: Përforcimi i menaxhimit me kooperativat bujqësore për përmirësimin e konkurrencës në sektorin e bujqësisë (Competitive Agri - COOPS), Zhvillimi i bujqësisë moderne dhe të qëndrueshme (AGROSMART) dhe Modernizimi i shërbime këshilluese për operatorët në bujqësi në Maqedoninë e Veriut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR