• e hënë, 23 dhjetor 2024

Muhamed Ali pas vdekjes do të pranohet në Shtëpinë e të famshmëve

Muhamed Ali pas vdekjes do të pranohet në Shtëpinë e të famshmëve

Filadelfia, 12 mars 2024 (MIA) - Boksieri legjendar, Muhamed Ali pas vdekjes do të pranohet në Shtëpinë e të famshmëve në "WWE". Ceremonia do të mbahet më 5 prill në Filadelfi, Pensilvani (SHBA).

Muhamed Ali konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme sportive të shekullit 20 dhe boksieri më i madh në kategorinë e rëndë i të gjitha kohërave. Ishte pronar i titullit në kategorinë e rëndë të revistës "Ring" prej vitit 1964 deri në vitin 1970. Ai ishte kampion i padiskutuesh[m prej vitit 1974 deri në vitin 1978 dhe kampion në kategorinë e rëndë në VBA dhe Ring prej vitit 1978 deri në vitin 1979.

Në vitin 1976, Muhamed mori pjesë në "luftën" ekzibicionuese kundër japonezit Antonio Inoki në Tokio.

Muhamed Ali, me emrin e lindjes Kasius Marselus Klej Junior, vdiq në qershor të vitit 2016 në moshën 74-vjeçare.

Shtëpia e të famshmëve e "WWE" është sallë e cila u shpreh respekt personaliteteve të shquara nga sportet lzftarake. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR