• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Saracin

Mucunski u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Saracin

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Në takimin, siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, u diskutua për proceset eurointegruese të shtetit tonë, ngjarjet aktuale të brendshme politike dhe arritjet në sferën e reformave. Kujdes i posaçëm iu përkushtua pritjeve nga udhëheqësia e re e institucioneve evropiane dhe roli i tyre në përforcimin e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian në periudhën e ardhshme.

Ministri Mucunski ka shprehur falënderim për angazhimin personal të përfaqësuesit special, Saracin në dinamizimin e proceseve eurointegruese të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ai po ashtu e ka theksuar përkrahjen e vahzdueshme dhe të fuqishme të Gjermanisë për ardhmërinë evropiane të shtetit dhe të vendeve nga rajoni, posaçërisht përmes aktiviteteve në kuadër të Procesit të Berlinit. bsh/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR