• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski: Presim rezultatet akoma më të mira se rrethi i parë

Mucunski: Presim rezultatet akoma më të mira se rrethi i parë

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski në konferencën e parë për shryp pas mbylljes së procesit të votimit deklaroi se presin rezultate akoma më të mira se rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Ai vlerësoi se dita zgjedhore ka kaluar në atmosferë të qetë dhe theksoi se janë shumë të lumtur që është arritur censusi për zgjedhje të presidentit.

"Gëzohemi që sot dështoi një skenar, një tentativë që të krijohet një krizë e legjitimizuar në shtet që të mos zgjedhet presidenti. Gëzohemi që është arritur cencusi dhe gëzohemi që është plotësisht e sigurt që Gordana Siljanovska Davkova është presidente e re e Republikës së Maqedonisë. Presim rezultat të shkëlqyer, presim rezultat që do të jetë edhe më i mirë nga ai që e ka patur në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe presim që sonte të jetë e qartë pasqyra për atë si do të duket Qeveria e ardhshme e Republikës së Maqedonisë", tha ai.

Shtoi se kanë regjistruar disa parregullsi individuale 

Sipas Mucunskit, populli sot ka dërguar mesazh për një kapitull të ri.

"Populli sot doli në zgjedhje që ta kthejë Maqedoninë. Maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë, boshnjakë janë bashkuar dhe kanë votuar që ta kthejnë kontrollin ndaj sistemit që nuk e ka, të normalizohet shteti, të ket shtet, e cila në vend të elitave t'i takojë popullit", plotësoi Mucunski.

Ai theksoi se thirrja publike për bojkot nga ana e BDI-së nuk pati sukses.

"Elitat e pushtetit janë mundur nga populli. Por, dita e sotme i ka nxjerrë në sipërfaqe të gjitha lojërat e pushtetit. Dhe praktikisht arrihet skenari, në të cilën kemi paralajmëruar se BDI-ja dëshiron krizë dhe përmes bojkotit të zgjedhjeve presidenciale praktikisht dëshiron të faktorizohet", tha ai. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR