• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mucunski pas takimit me Gerapetritis: Respekti i ndërsjelltë është baza mbi të cilën ndërtohet bashkëpunimi i përhershëm

Mucunski pas takimit me Gerapetritis: Respekti i ndërsjelltë është baza mbi të cilën ndërtohet bashkëpunimi i përhershëm

Athinë, 23 korrik 2025 (MIA) - Thellësisht besoj në potencilain e marrëdhënieve tona. Në fuqinë e diplomacisë të bazuar në respekt dhe në aftësinë tonë të përbashkët për të ndërtuar të ardhme që do të jetë funksisonale. Jo vetëm sot, por edhe për gjeneratat që vijnë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski pas takimit me kolegun e tij grek, Jorgos Gerapetritis dhe porositi se "respekti i ndërsjelltë është baza mbi të cilën ndërtohet bashkëpunimi i përhershëm", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefat e diplomacive mbi dy orë biseduan në takim dhe drekën e punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë gjatë vizitës së parë të ministrit Mucunski në Athinë, ndërsa në fokus ishin marrëdhëniet bilaterale, bahkëpunimi në disa sfera, perspektiva e rajonit drejt BE-së etj.

Edhe Mucunski edhe Gerapetritis në deklaratat për mediumet pas takimit porositën se dy vendet kanë bashkëpunim të fuqishëm në disa sfera dhe shprehën gatishmëri që ai të thellohet plotësisht.

Gerapetritis e përsëriti mbështetjen greke për perspektivën evropiane të vendit. Mucunski, ndërkaq, sshprehi falënderim për këtë mbështetje konsekuente në rrugën tonë evropiane dhe porositi se "atë partneritet jo vetëm që e vlerësojmë, por e shohim si thelbësor". ab/

foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR