Mucunski: Nuk mund të përgjigjem nëse do të ketë takim me Sofjen, por ne duam jo një, por më shumë takime dhe komunikim të rregullt
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski theksoi sot se nuk mund të thotë nëse do të takohet me përfaqësuesit e Bullgarisë në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, se duhet të kërkohet përgjigje nga Sofja dhe ajo që mund të thuhet, siç theksoi, "është se presin më shumë takime dhe komunikim të rregullt me fqiun tonë".
- Post By Fami Bajrami
- 14:51, 13 qershor, 2025
Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski theksoi sot se nuk mund të thotë nëse do të takohet me përfaqësuesit e Bullgarisë në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, se duhet të kërkohet përgjigje nga Sofja dhe ajo që mund të thuhet, siç theksoi, "është se presin më shumë takime dhe komunikim të rregullt me fqiun tonë".
Mucunski sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë takim me palën bullgare në Hagë, tha se beson se është normale që të gjithë fqinjët të komunikojnë jo vetëm për çështje politike, por për gjithçka që është në interes të ndërsjellë.
"Nuk mund t'i përgjigjem kësaj, do të duhet ta bësh si pyetje në Sofje. Unë do të mund t'ju përgjigjem se çfarë bëjmë ne dhe çfarë presim. Ne duam takime dhe komunikim sepse besojmë se është normale që të gjithë fqinjët të komunikojnë jo vetëm për çështje politike, por edhe për një sërë çështjesh që nuk na shqetësojnë në marrëdhëniet bilaterale. Dhe ne gjithmonë do të gjejmë mënyrë për të komunikuar bazuar në parime, vlera dhe politika që kanë për qëllim mirëqenien e vendit tonë me të gjithë fqinjët tanë, përfshirë edhe Bullgarinë. Por njëherësh, ne nuk do të devijojmë nga qëndrimet tona parimore", ka thënë Mucunski.
Ai shtoi se kjo është ajo që ia përcolli në një bisedë telefonike homologut të tij bullgar, Georg Georgiev.
"Duam bashkëpunim, duam të kemi komunikim, duam të kemi sa më shumë takime. Takimi që patëm në fillim të mandatit të tij në Munih ishte me iniciativën tonë. Ne mbështesim përpjekjet që arrijnë për të mbajtur takime në kuadër të Samitit të Hagës dhe të gjitha forumeve të tjera dhe gjithmonë do të mbështesim gjithçka që do të thotë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë", ka thënë Mucunski.
Ministri shtoi se njëherësh, kjo nuk do të thotë hapje e ndonjë hapësire për lëshime në raport me atë që është qëndrimi ynë i vendosur shtetëror dhe përsëriti qëndrimin që siç tha ai “e paraqet vazhdimisht para publikut”.
"Konsiderojmë se rruga jonë drejt BE-së duhet të bëhet e parashikueshme, 20 vjet më vonë po na irriton krijimi i një narrative të viktimës, por fakti është se për më shumë se 20 vjet jemi viktimë e bilateralizimit të vazhdueshëm të rrugës sonë evropiane. Kjo qeveri, në vitin e parë të mandatit të saj, arriti të sigurojë qasje në SEPA, u bë vendi i parë në rajon që nënshkroi një partneritet sigurie dhe mbrojtje me BE-në, e para siguroi mjete nga Plani i rritjes nga Agjenda e reformave", ka thënë Mucunski, duke shtuar se të gjithë janë të vetëdijshëm në Evropë për këtë, por janë gjithashtu të vetëdijshëm edhe për kontestin me Bullgarinë që siç tha ai, "duhet të gjendet mënyrë të tejkalohet".
Foto: MIA