Mucunski nga Prespa e Vogël: Me projekte konkrete do të vazhdojmë ta forcojmë lidhjen me diasporën
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe ministrin e Kulturës, Zoran Lutkov, dje vizituan Prespën e Vogël dhe Komunën e Pustecit – shtëpinë e pakicës maqedonase në Shqipëri. Gjatë vizitës, ministrat zhvilluan takime të ngrohta dhe konstruktive me popullatën lokale dhe morën pjesë në hapjen solemne të festivalit "Vera kulturore maqedonase", ku ka pasur shfaqje Teatri i Velesit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:18, 3 korrik, 2025
Shkup, 3 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe ministrin e Kulturës, Zoran Lutkov, dje vizituan Prespën e Vogël dhe Komunën e Pustecit – shtëpinë e pakicës maqedonase në Shqipëri. Gjatë vizitës, ministrat zhvilluan takime të ngrohta dhe konstruktive me popullatën lokale dhe morën pjesë në hapjen solemne të festivalit "Vera kulturore maqedonase", ku ka pasur shfaqje Teatri i Velesit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

"Prespa e Vogël dhe Pusteci janë dëshmi e gjallë se pasuria etnike dhe kulturore nuk na ndan, por na bashkon. Falë statusit zyrtar të gjuhës maqedonase, arsimit dygjuhësor, mbështetjes aktive diplomatike dhe ndërkufitare nga Qeveria jonë – së bashku me përkushtimin dhe angazhimin e popullatës lokale – komuniteti maqedonas në Shqipëri arrin të ruajë veçantinë e tij, të kultivojë lidhjen me shtetin amë dhe të ndërtojë ura miqësie mes dy vendeve", theksoi ministri Mucunski në publikimin e tij në rrjetet sociale.

Në takimin me maqedonasit nga Shqipëria, ministri i dëgjoi sfidat e tyre dhe premtoi se mbështetja nga shteti nuk do të mbetet vetëm në nivel deklarativ.

Ministri shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se gjithmonë do të kthehet me kënaqësi në Pustec – mes maqedonasve në Shqipëri. qa/
Foto:MPJdheTJ