• e premte, 05 dhjetor 2025

Mucunski: Nënshkruhet marrëveshje për hapjen e përfaqësisë së BEI në Shkup, që nga pavarësia e deri më tani Banka ka investuar mbi 1,6 miliardë euro në sektorë kyçë

Mucunski: Nënshkruhet marrëveshje për hapjen e përfaqësisë së BEI në Shkup, që nga pavarësia e deri më tani Banka ka investuar mbi 1,6 miliardë euro në sektorë kyçë

Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert De Grot, ndërsa pas takimit u nënshkrua Marrëveshje për hapjen e përfaqësisë së BEI në Shkup. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në konferencën e përbashkët për media me De Grot në Qeveri pas nënshkrimit të dokumentit theksoi se ky akt përfaqëson hap të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe avancimin e partneritetit me institucionet evropiane, duke theksuar se që nga pavarësia e deri më sot BEI ka investuar mbi 1,6 miliardë euro në sektorë kyçë për zhvillim të qëndrueshëm të shtetit. 

"Me kënaqësi të madhe, sot në Qeveri, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve, zotëri Robert de Grot, zhvilluam takim dhe nënshkruam Marrëveshje për hapjen e një përfaqësie të BEI-së në Shkup - akt që përfaqëson hap të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe promovimin e partneritetit me institucionet evropiane. Ky është një konfirmim i fortë i besimit që kjo organizatë dhe Bashkimi Evropian kanë në vendin tonë dhe në potencialin e tij ekonomik. Që nga pavarësia jonë deri më sot, BEI ka investuar mbi 1,6 miliardë euro në sektorë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit - infrastrukturë, energji, transport, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe përmirësimin e standardit të jetesës përmes modernizimit të shërbimeve publike", theksoi Mucunski.

Ministri theksoi se hapja e kësaj përfaqësie do të mundësojë koordinim më të afërt, zbatim më efikas të projekteve dhe qasje edhe më të madhe në mbështetje teknike dhe financiare të cilët institucionet evropiane i ofrojnë. 

"Prej sot, BEI do të jetë edhe më afër institucioneve shtetërore, vetëqeverisjes lokale dhe kompanive maqedonase - duke u ofruar atyre mbështetje për zbatimin e investimeve dhe projekteve të tyre zhvillimore. Prania më e afërt e BEI-së është një sinjal i qartë se vendi ynë po lëviz drejt një ekonomie moderne, evropiane dhe konkurruese, të hapur ndaj investimeve dhe të orientuar drejt rritjes afatgjate dhe të qëndrueshme. Faza e re e bashkëpunimit në të cilën po hyjmë sot përkon me qëllimet strategjike të Qeverisë, përshpejtimin e transformimit ekonomik, mbështetjen e tranzicionit të gjelbër, integrimin në hapësirën ekonomike dhe financiare evropiane dhe miratimin e praktikave dhe standardeve të suksesshme evropiane. Angazhimi ynë mbetet i qartë, për të krijuar kushte për rritje të qëndrueshme, investime të reja, rritje të konkurrencës dhe kushte më të mira jetese për qytetarët", tha Mucunski.

Ai shprehu, siç tha, mirënjohje të sinqertë për nënkryetarin e BEI, De Grot dhe  gjithë ekipit të BEI për përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre që ta thellojnë këtë bashkëpunim, duke vepruar bazë për projekte të reja të cilat do të sjellin rezultate të dukshme në vitet që vijojnë. 

De Grot theksoi se është nder i madh të jesh shtet, në të cilin BEI është aktive me dekada, duke filluar me financimin para shumë vjetëve në hekurudha dhe shtoi se sot festojnë një përcaktim i ri, ndërsa ky është nënshkrimi i Marrëveshjes me vend-nikoqir. 

"Jam vërtet i kënaqur që kemi formalizuar marrëdhëniet e përfaqësisë sonë dhe njerëzve që kemi në përfaqësinë tonë në Shkup. Që nga viti 1991, kemi dakorduar investime prej më shumë se 1,6 miliardë eurosh për të mbështetur ekonominë, infrastrukturën, komunat, si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por gjithashtu duhet të lehtësojmë qasjen e tyre në kredi. Jemi vërtet të përkushtuar ndaj kësaj përfaqësie. E filluam në vitin 2022 dhe duam që ajo të jetë pjesë e udhëtimit të anëtarësimit të vendit, së bashku me delegacionin e BE-së", theksoi nënkryetari i BEI-së.

Ai shprehu kënaqësi që bashkëpunimi do të vazhdojë me intensitetin e deritanishëm në shumë sfera, si energjetika, transporti, lidhja, tranzicioni drejt burimeve ripërtëritëse, jo vetëm në shtet, por edhe në vendet fqinje, me çka theks i veçantë u vendos në furnizimin e sigurt me ujë dhe shërbime sanitare. “Ajo që është në interesin tonë të veçantë është trajtimi i ujërave fekale, veçanërisht në kryeqytet”, shtoi De Grot. 

Shtoi edhe se partneriteti me BEI siguron shumë mjete për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe shtoi se teknikët e tyre në banka ofrojnë edhe ndihmë dhe mbështetje për krijimin e projekteve të reja dhe për transferim të njohurive në sektorë. 

"Ndërsa kjo njohje formale e statusit të BEI-së në Maqedoninë e Veriut do të na lejojë të thellojmë marrëdhënien tonë, por edhe të rrisim portofolin tonë në përputhje me prioritetet e Qeverisë. Si pjesë e ekipit të Evropës dhe Planit të ri të Rritjes së KE-së, ne jemi të gatshëm të mbështesim partnerët tanë maqedonas në realizimin e projekteve që do të kenë ndikim të fortë dhe do të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm, lidhshmërinë, tranzicion të gjelbër, si dhe shërbime të përmirësuara shëndetësore dhe arsimore në dobi të qytetarëve. Jam i bindur se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të fortë dhe më elastike për Maqedoninë e Veriut dhe të ndihmojmë në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE", shtoi De Grot. fc/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR