Mucunski në Uashington do të takohet me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Rubio
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme,Timço Mucunski sot në Departamentin e Shtetit në Uashington do të ketë takim me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marko Rubio.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:01, 29 maj, 2025
Uashington, 29 maj 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme,Timço Mucunski sot në Departamentin e Shtetit në Uashington do të ketë takim me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marko Rubio.
Takimi, siç është publikuar në ueb faqen e Departamentit të Shtetit, është caktuar në orën 9:30 sipas kohës lokale.
Takimin Mucunski - Rubio sot nga foltorja e parlamentit në Shkup e ka paralajmëruar edhe kryeministri Hristijan Mickoski.
Mucunski në fillim të prillit ka pasur një takim të shkurtër me Rubion në margjinat e mbledhjes së shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel. Në rrjetet sociale, ministri Mucunski atëherë theksoi se me Rubion ka pasur "takim të shkurtër, por shumë produktiv".
"Kemi rënë dakord për rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të dialogut politik në nivel të lartë. Pasojnë shumë iniciativa të përbashkëta", theksoi Mucunski në njoftim.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë është duke qëndruar këto ditë në SHBA, për shënimin e 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s