• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski në takime me përfaqësuesit e kompanive amerikane "Rambël", "Kantor Ficxherald" dhe "Tramp" korporata për media dhe teknologji

Mucunski në takime me përfaqësuesit e kompanive amerikane

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dje dhe sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska Davkova, realizoi takim me Kris Pavlovski, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë internacionale "Rumble", Hauard Lutnik, themelues dhe drejtor ekzekutiv i një nga korporatat financiare udhëheqëse në SHBA  "Cantor Fitzgerald" dhe me Devin Nunes, ish kongresmeni i Kalifornisë dhe drejtor ekzekutiv i tanishëm i korporatës Tramp për media dhe teknologji.

Në takime, siç kumtoi MPJ, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin digjital dhe reformat digjitale që duhet t'i zbatojë vendi që të përmirësohen kushtet ndaj qytetarëve.

"Janë shqyrtuar edhe disa mundësi për përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e lidhjeve të biznesit ndërmjet dy vendeve. Njëherit, u prezantuan edhe risitë të cilat vendi i ofron për investitorët e huaj, me ç'rast ishte shprehur bindje e ndërsjellë se numri i investimeve nga SHBA në vend do të rritet. Pikërisht përforcimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe tërheqja e investimeve është në linjën e prioriteteve të parashikuara me Dialogun strategjik me SHBA-në, në të cilën vendi do të punojë në periudhën që vijon", citon MPJ. sa/

foto. MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR