Mucunski në seancë plenare në kuadër të Sesionit pranveror të Asamblesë parlamentare të NATO-s në Dejton
- Me ftesë të kongresmenit Majkëll Tarner, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski mori pjesë dhe mbajti një fjalim në seancën plenare përmbyllëse të Sesionit pranveror të Asamblesë parlamentare të NATO-s në Dejton, me rastin e 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.
- Post By Lindita Sulejmani
- 09:44, 27 maj, 2025
Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Me ftesë të kongresmenit Majkëll Tarner, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski mori pjesë dhe mbajti një fjalim në seancën plenare përmbyllëse të Sesionit pranveror të Asamblesë parlamentare të NATO-s në Dejton, me rastin e 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Siç shkruajti në profilin e tij në Fejsbuk Mucunski, ngjarja ishte një kujtesë e fortë për rëndësinë e diplomacisë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan.
"Në fjalimin tim e theksova rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon, duke theksuar se kërcënimet bashkëkohore të sigurisë kërkojnë një qasje të koordinuar, angazhim të shtuar të komunitetit ndërkombëtar dhe bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Integrimi evropian dhe euroatlantik mbetet një mjet kyç për arritjen e paqes afatgjatë, zhvillimit dhe mbrojtjes nga ndikimet e jashtme", publikoi ministri Mucunski në Fejsbuk.

Duke folur për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë, ai nënvizoi se kjo nuk arrihet me deklarata, por me investimeve, vendosmëri dhe kapacitete të besueshme.
"Uniteti duhet të jetë funksional, jo vetëm deklarativ. Le të jetë Haga një samit vendosmërie - i cili do të sjellë kapacitet, jo vetëm njoftime”, shkroi Mucunski në Fejsbuk. ls/
Foto: FB i ministrit Timço Mucunski