• e hënë, 07 tetor 2024

Mucunski: Jam i zhgënjyer që një shkencëtar i paguar nga shteti të kryejë punë shkencore, si përpiqet veten ta profilizojë politikisht

Mucunski: Jam i zhgënjyer që një shkencëtar i paguar nga shteti të kryejë punë shkencore, si përpiqet veten ta profilizojë  politikisht

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Politikanët dhe ministrat kanë legjitimitet nga ana e qytetarëve për të marrë vendime politike, kurse shkencëtarët kanë obligim të bëjnë punë shkencore, konsideron ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, duke shprehur zhgënjimin që siç thotë ai, këto ditë sheh se si “një shkencëtar, i punësuar dhe i paguar mjaft korrekt nga shteti, për të bërë punë shkencore, përpiqet të profilizohet politikisht ndërsa është ende në mandatin aktual, si kryetar i njërit prej komisioneve".

Mucunski shprehu habi për sjelljen e kryetarit të Komisionit me Bullgarinë, Dragi Georgiev, me të cilën, siç tha ai, "minohen qëndrimet e shtetit në politikën e jashtme".

"Jam shumë i habitur që këto ditë shoh një shkencëtar, i cili është i punësuar dhe i paguar mjaft korrekt nga shteti, për të bërë punë shkencore, se si përpiqet të profilizohet politikisht dhe ndërsa është ende në mandatin aktual, si kryetar i një prej komisioneve. Kjo minon pozicionet e politikës së jashtme të shtetit. Ne politikanët dhe ministrat kemi legjitimitet nga qytetarët për të marrë vendime politike, shkencëtarët kanë obligim të bëjnë punë shkencore dhe sinqerisht jam i zhgënjyer nga një qasje e tillë që e shoh këto ditë", deklaroi Mucunski.

Interesi i shtetit duhet të jetë para së gjithash, theksoi Mucunski, dhe nëse kanë vërejtje, për dy kryetarët e komisioneve që janë ende aktivë, "dera ime është e hapur dhe ka qenë e hapur".

"Megjithatë, duhet të jemi sa më të kujdesshëm. Ne kemi detyrim të krijojmë një politikë të jashtme, të zbatojmë atë politikë që kemi krijuar dhe ata që vijnë nga fusha shkencore, gjatë angazhimit të tyre, të kujdesen të bëjnë punën e tyre, që lidhet me funksionin e tyre shkencor dhe pse janë punësuar", theksoi Mucunski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për punën e komisioneve historike, në një konferencë për media pas takimit me kolegun turk Hakan Fidan.

Që të jemi shtet i suksesshëm, sipas Mucunskit, të gjithë duhet të punojmë, për çfarë jemi zgjedhur të punojmë dhe të kemi kujdes, sepse natyra e punës së këtyre komisioneve është e tillë që, siç thotë ai, “është e mundur me gjeste të vogla për të bërë dëme serioze në interesin e vendit tonë”.

Është fakt, theksoi Mucunski, se nevojiten ndryshime të caktuara kadrovike, por jo të plota, në mënyrë që, siç thotë ai, të ketë "vazhdimësi të caktuar nga pikëpamja e personelit në të dy komisionet".

Që nga fillimi i mandatit të tij, theksoi ai, duke e kuptuar rëndësinë e këtyre dy komisioneve, ka insistuar që të ketë takime me drejtuesit e tyre - ambasadorin Gaber dhe profesor Georgiev, të cilët i vlerësoi si korrekte, duke pasur parasysh natyrën specifike të asaj që ata bëjnë. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR