• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski - Fajon: Sllovenia do t'i ndihmojë vendit për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE

Mucunski - Fajon: Sllovenia do t'i ndihmojë vendit për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE

Bruksel, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në margjinat e takimit të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, ka realizuar takim me kolegen e tij sllovene, Tanja Fajon.

Siç njoftoi Ministria sllovene e Punëve të Jashtme në "Iks", tema kryesore e takimit do të jetë perspektiva evropiane e vendit.

"Sllovenia është mbështetëse e madhe e zgjerimit të BE-së. Për këtë shkak do të tentojmë t'ju ndihmojmë t'i zbatoni obligimet e juaja për plotësimin e kushteve për anëtarësim", ka porositur Fajon në takimin.

Në deklaratë pas arritjes në takimin ministror, ​​Fajon përshëndeti emërimin e ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska, për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s, duke vlerësuar se kjo paraqet njohje për vendin dhe kontribuon për barazi më të madhe gjinore në Aleancë. bsh/

Foto IKS e MPJ-së së Sllovenisë

QËNDRONI TË LIDHUR