Mucunski do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s - tema kryesore: mbrojtja kolektive, Ukraina dhe përforcimi i partneriteteve
- Sfidat prioritare të sigurisë, përkrahja dhe perspektiva për Ukrainën, përforcimi i partneriteteve dhe kapaciteteve mbrojtëse dhe përgatitjet për Samitin e qershorit të NATO-s në Hagë, do të jenë tema kryesore të takimit dyditor të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës. që fillon sot në Bruksel dhe ku do të merr pjesë edhe ministri i Punpëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
- Post By Besnik Shuki
- 07:33, 3 prill, 2025

Bruksel, 3 prill 2025 (MIA) - Sfidat prioritare të sigurisë, përkrahja dhe perspektiva për Ukrainën, përforcimi i partneriteteve dhe kapaciteteve mbrojtëse dhe përgatitjet për Samitin e qershorit të NATO-s në Hagë, do të jenë tema kryesore të takimit dyditor të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës. që fillon sot në Bruksel dhe ku do të merr pjesë edhe ministri i Punpëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Takimi do të fillojë me mbledhjen e Këshillit veriatlantik, pas çka shefave të diplomacive të anëtarëve të NATO-s do t'u bashkangjiten edhe kolegët e tyre nga katër vendet partnere nga Rajoni aziatiko-pacifik, Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re.
Dita e parë e punës në takimin do të përfundojë me seancë formale të Këshillit NATO-Ukrainë në formën e darkës së punës, në të cilën ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha do të informojë për situatën aktuale në vend, si dhe për perspektivat në procesin drejt arritjes së paqes së drejtë dhe të qëndrueshme.
Në seancat parashikohet të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila do të ketë edhe një takim të posaçëm me ministrat e jashtëm të NATO-s në vazhdimin e nesërm të takimit.
Siç informoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në paralajmërimin e takimit, ministrat do të përqëndrohen në përforcimin e mbrojtjes kolektive, e cila është themeli mbi të cilin është ndërtuar Aleanca dhe e cila është prioritet i parë i vendeve anëtare. bsh/
Foto: MIA arkiv