Mucunski do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të IEQ-së në Tiranë
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ) e cila në kuadër të kryesisë shqiptare të iniciativës mbahet sot në Tiranë.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:22, 20 nëntor, 2024

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ) e cila në kuadër të kryesisë shqiptare të iniciativës mbahet sot në Tiranë.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, fokusi i temave të takimit do të jetë zgjerimi i BE-së në rrethanat e reja gjeopolitike dhe agresioni rus ndaj Ukrainës, pasojat e të cilave reflektohen si në sigurinë dhe stabilitetin rajonal ashtu dhe ndërkombëtar.
Gjatë takimit ministror pritet që të miratohet Deklarata e përbashkët nga ana e të gjithë ministrave të vendeve anëtare të IEQ-së, konfirmimi i zgjedhjes së sekretarit të ri të Përgjithshëm të IEQ-së dhe përcaktimi i vendit të ardhshëm kryesues me iniciativën - Republika e Serbisë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s