Mucunski dhe Murtezani në takim me Kallasin: Konfirmohet përkushtimi për reforma dhe agjendën evropiane
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, së bashku me ministrin e Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, sot në Bruksel realizuan takim me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:07, 2 dhjetor, 2025
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, së bashku me ministrin e Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, sot në Bruksel realizuan takim me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Siç njoftoi MPJTJ, takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së tyre të punës në Bruksel, ndërsa në kontekst të përkushtimit të vazhdueshëm të vendit ndaj procesit të integrimit evropian dhe përpjekjeve të përbashkëta për thellimin e partneritetit me Unionin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

"Mucunski dhe Murtezani e konfirmuan përkushtimin për reforma, agjendës evropiane dhe avancimit të bashkëpunimit me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ata gjithashtu riafirmuan harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, mbështetjen për Ukrainën, si dhe rëndësinë e ndërlidhjes rajonale dhe projekteve strategjike të infrastrukturës, përfshirë Korridorin 8", qëndrion në komunikatën e Ministrisë.
Të dy ministrat dërguan një mesazh për rëndësinë e një perspektive evropiane të parashikueshme, të drejtë dhe të prekshme për të gjithë rajonin, duke theksuar se dinamika e përshpejtuar dhe e drejtë e procesit do të kontribuojë në forcimin e besueshmërisë së zgjerimit, qëndrueshmërisë demokratike dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës", shtojnë nga Ministria.
Foto: MPJTJ